A do të bëjë koalicion dhe me kë do të bashkëpunojë VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale?

1 Min. Leximi

VMRO-DPMNE po i qaset me seriozitet çështjes së koalicioneve para zgjedhjeve lokale që po afrohen, tha deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE, Marija Petrushevska, në emisionin “Daily Click” në TV21.

“Rreth kësaj, kur të arrihen marrëveshje, ne si parti do ta njoftojmë publikun se si do të paraqitemi në zgjedhje. Kemi një përgjegjësi të madhe në këtë periudhë, pasi zgjedhjet lokale do të jenë një tregues i rëndësishëm për mbështetjen ndaj qeverisë. Prandaj po veprojmë me shumë kujdes. Po zhvillohen bisedime serioze si brenda partive të koalicionit, ashtu edhe individualisht në lidhje me kandidatët për kryetarë komunash. Kemi partnerë të koalicionit si Maksim Dimitrievski, i cili është kryetar komune dhe njëkohësisht lider i koalicionit ZNAM, dhe besoni se po zhvillojmë një dialog shumë konstruktiv”, tha Petrushevska.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull