Gashi pret në stacion mërgimtarët që erdhën ta bëjnë ndryshimin me 8 maj

1 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka pritur në stacionin e autobusëve qytetarët e parë nga diaspora, të cilët kanë ardhur të votojnë për ndryshim me 8 maj.
Me plot entuziazëm ata janë shprehur se kanë udhëtuar mijëra kilometra për të ia dhënë votën koalicionit VLEN.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Me këtë rast, Gashi ka shprehur falënderim të vecant për secalin që ka marrë rrugë nga vendet e ndryshme të botës për t’u kthyer për këtë ditë të rëndësishme për vendin.
Ai ka njoftuar se tashmë rrugës për në vendlindje janë nisur edhe dhjetëra autobusë, aeroplanë e qytetarë me vetura private, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e 8 majit.
Diaspora, sipas tij gjithnjë ka qenë vendimtare në procese të rëndësishme për vendin dhe ka shumë besim që edhe kësaj here diaspora do ta bëjë ndryshimin.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull