Një gjë që është e sigurt është se njëra nga tri skuadrat shqiptare Shkëndija, Shkupi apo Struga do të jetë kampion i Superligës së Maqedonisë së Veriut për këtë sezon.
Shkëndija fitoj derbin me Shkupin dhe bëri një hap drejt titullit kampion, ndërsa i duhet të fitoj edhe një derbi tjetër, atë me Strugën që do ta luaj në xhiron e radhës për të qenë më të sigurt për vendin e parë.
Skuadra tetovare për momentin ka 61 pikë, po aq sa ka edhe Struga, përderisa Shkupi ngelet në kuotën e 58 pikëve, ku matematikisht edhe bardhekaltërit nga Çairi janë ende në garë për të parin e Superligës.
Tikveshi vjen në pozitën e katërt me 42 pikë, një më shumë se Rabotniçki e Sileksi që e ndjekin. Ndërkohë në vendin e shtatë dhe të tetë janë Voska Sport dhe Gostivari, të dyja me nga 40 pikë.
Brera është në vendin e nëntë me 38 pikë, duke lënë pas vetes Vardarin (35 pikë), Bregallnicën (27 pikë) dhe Makedonija Gjorçe Petrovin (26 pikë).
Xhiroja e radhës dhe e parafundit në Superligën e Maqedonisë së Veriut në program është me 12 maj. /Telegrafi/