Apple heq aplikacionet WhatsApp dhe Threads nga Kina

1 Min. Leximi

Gjigandi i teknologjisë me seli në SHBA, Apple, ka hequr aplikacionet e mesazheve dhe mediave sociale të Meta-s, WhatsApp dhe Threads nga App Store në Kinë, në përputhje me rregulloret e internetit dhe ndalimet në vend, transmeton Anadolu.

Konsumatorët tani nuk janë në gjendje të kenë qasje në këto aplikacione në App Store.

- Advertisement -

Këto aplikacione të mediave sociale janë tashmë të bllokuara në Kinën kontinentale, por përdoruesit mund të kenë qasje vetëm përmes shërbimeve VPN. Rregullorja më e fundit e internetit në Kinë kërkon që të gjitha aplikacionet celulare të kenë një licencë lokale dhe të ofrojnë shërbime nga një server lokal me një emër domaini të regjistruar në kontinent.

- Advertisement -

Kompanitë që do të ofrojnë shërbime aplikacionesh në Kinë pritet të marrin një licencë “Ofruesi i Informacionit të Internetit”, si dhe të respektojnë politikën e censurës së vendit, si dhe rregullat dhe standardet e transferimit të të dhënave.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull