Presidenti aktual i shtetit dhe kandidat për mandatin e dytë të LSDM-së, Stevo Pendarovski, sot është në rajonin e Ohrit – Strugës, ndërsa dje në një tubim zgjedhor në Kërçovë, thirri të pranishmit që të ngjiten në skenë pranë tij. Ai u dha mundësinë qytetarëve që t’i bëjnë pyetje, e njëra prej tyre ishte arsyeja pse lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, shkon në tubimet e Gordana Siljanovska-Davkova.
“Më falni, nuk kam dashur ta bëj këtë, por më njoftuan pak kohë më parë se partia kryesore opozitare sot në mitingje kritikon se në mitingjet e mia flas vetëm unë dhe thonë se Stevo ka mbetur fare i vetëm. Tani do t’ju lus që t’i themi Mickoskit dhe shokëve të tij se unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë me popullin tim. Ejani në skenë, të gjithë”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president nga LSDM.