Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka qenë për vizitë pune në Njësinë policore Mirkovcë dhe Njësinë e Punëve të Brendshme Çair ku realizoi takime me drejtuesit dhe të punësuarit në këto njësite organizative të Ministrisë.
Në lidhje me NJP Mirkovcë, ministri u informua për karakteristikat e kriminalitetit i cili është i pranishëm në këtë zonë të cilën e mbulojnë dhe e cila është mjaftë e madhe. Konkludimi është se në këtë njësi çështja kadrovike me sistematizimin është në nivel jo të kënaqshëm, dhe poashtu ka edhe mungesë të automjeteve të nevojshme për realizimin e suksesshëm të punëve policore.
Në lidhje me NJPB Çair gjendja në të cilën gjendet godina si dhe kushtet në të cilat punojnë nëpunësit policorë janë substandarde dhe shqetësuese.
“Unë u informova prej tyre se vite më parë ishte premtuar se do të ndërtohej një godinë krejtësisht e re, por deri më sot asgjë nuk është bërë. Duke pasur parasysh se nga të gjitha objektet që kam vizituar deri më tani, kjo godinë është në gjendjen më të keqe, theksova se ndërtimi i një godine të re për nevojat e këtij njësiti organizativ duhet të jetë prioriteti i parë në ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve të ministrisë”, theksoi ministri Toshkovski.