Ka ndryshuar orari se kur do të luhet derbi mes Milanit e Interit në kuadër të Serie A.
Kjo ndeshje e madhe është përcaktuar të luhet më 22 prill, në mbrëmje.
Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi i Interit, që kështu zyrtarizoi vendimin e marrë nga Serie A në orët e fundit.
“Pas pushimit kushtuar angazhimeve të kombëtareve, kampionati do të hyjë në fazën finale. Rrugëtimi i ‘zikaltërve’ do të nisë sërish të hënën më 1 prill me ndeshjen kundër Empolit në ‘San Siro’. Me datat dhe oraret e zyrtarizuara deri në rundin e 33-të, është përcaktuar rruga e Interit deri në derbin, i cili do të luhet në shtëpinë e Milanit të hënën më 22 prill në orën 20:45”, bën me dije klubi “zikaltër”.
Kjo ndeshje mund edhe të përcaktoj Interin si kampion në kampionatin italian.
Momentalisht, Interi është i pari në tabelë me 76 pikë, derisa Milani është i dyti me 62 sosh.