Nëna e Aulon Zekës i cili u vra me katër plumba në shtator të vitit 2017 është rrëfyer për kalvarin e gjatë të rigjykimeve në një intervistë për emisionin “Kosova Today“.
Mevlude Zeka është shprehur e pakënaqur për shkallën e dënimeve që gjykata i ka dhënë të miturve të përfshirë në këtë proces.
Zeka ka treguar se ende ka përpjekje nga familja e dorasit që t’iu falet veprimi i bërë.
“Po na çojnë njerëz me ua falë. Qysh me ua falë kur as nuk ka treguar për çka. Nuk ka pasur kurrfarë motivi“, u shpreh ajo.
E pyetur nga moderatorja Jehona Bajrami mbi kërkim faljen, Zeka u përgjigj shkurt.
“Kurrë“, deklaroi nëna e të ndjerit Aulon Zeka.