Ish-kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski informoi se partia e tij do të mbështesë dispozitë ligjore që do t’u mundësojë qytetarëve të votojnë në zgjedhje me dokumente të vjetra me emrin e vjetër kushtetues, përcjell TV21. Bëhet fjalë për 100 mijë qytetarë që nuk kanë letërnjoftim të vlefshëm, dhe kanë pasaportë me emrin e vjetër kushtetues, e cila gjithashtu është e pavlefshme.
“Po, është duke u diskutuar, si duket Ministri i Brendshëm nuk e di, që nga fundi i vitit të kaluar punojnë grupet e punës në Kodin zgjedhor, për një zgjidhje që të ketë dispozitë në Kodin zgjedhor, që t’i lejohet çdo qytetari të mund ta shfrytëzoj të drejtën e votës”, tha Dimitar Kovaçevski – kryetar i LSDM-së.