Kryeministri Hristijan Mickoski ka dënuar ashpër sulmin dhe rrahjen brutale të një vajze të re në Ohër, duke shprehur mbështetje për familjen e saj dhe duke premtuar se institucionet do të bëjnë gjithçka që autori të përballet me drejtësinë. Mickoski tha se lajmi për incidentin e rëndë e kishte tronditur dhe se deklarata e tij e sotme në Bruksel ishte planifikuar të kishte një temë krejtësisht tjetër, lidhur me takimet dhe angazhimet për Maqedoninë.
“Kjo deklaratë e sotme duhej të ishte për një temë krejtësisht tjetër, të flisnim për përmbajtjen e takimeve që zhvilluam sot këtu, për luftën që po bëjmë për Maqedoninë në Belgjikë, në Bruksel. Por, për fat të keq, më mbërriti lajmi i tmerrshëm që tronditi banorët e Ohrit, por edhe në përgjithësi qytetarët e Maqedonisë, për incidentin dhe rrahjen brutale të vajzës së re. Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur keqardhjen time dhe për ta dënuar ashpër këtë barbarizëm që po ndodh. Njëkohësisht, si njeri, si prind, si baba, si vëlla dhe bashkëshort, dua të shpreh mbështetjen time për familjen e vajzës dhe të premtoj se do të bëjmë gjithçka, si institucion dhe unë personalisht si kryeministër, që personi që ka kryer këtë sulm të tmerrshëm të dalë para drejtësisë”, tha Mickoski nga Brukseli.TV21.tv

