Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai i është përgjigjur ish ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, lidhur me çështjen e dhënies së Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Stafai duke iu referuar Kushtetutës së RMV-së, ka theksuar se zgjedhja e Qeverisë teknike nuk ia ndërpret Kuvendit kompetencat legjislative dhe se Kuvendi vazhdon të ushtrojë funksionin e tij deri në shpërndarjen e legjislaturës.
Ajo ka rikujtuar se Qeveria teknike u zgjodh më 28 janar 2024, ndërsa legjislatura e vitit 2020 u shpërnda më 28 maj 2024, duke theksuar se Lloga kishte pasur plot katër muaj kohë për ta proceduar ligjin dhe për ta dërguar në Kuvend për votim.
“Pse nuk e bëtë atëherë? Pse nuk e votuat ligjin kur e kishit mundësinë?”, ka pyetur Stafai, duke ia drejtuar drejtpërdrejt pyetjen ish ministrit të Drejtësisë.
Në fund, deputetja e VLEN-it e ka përmbyllur reagimin me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Pas luftës, trima dalin plot!”

