Kosova fiton medalje të artë në Ballkanikun e karatesë

1 Min. Leximi

Karateistët e rinj të Kosovës e kanë mbyllur Kampionatin Ballkanik me një medalje të artë, tri të argjendta dhe tri të bronzta.

Kampionati Ballkanin për kadetë, juniorë dhe grupmoshën U21 u mbajt në Stamboll të Turqisë.

Medaljen e artë e fitoi Emira Maqedonci. Të argjendtat i fituan Suela Arfi, Qëndresa Ibrahimi dhe Prijam Gashi, kurse të bronztat Alea Kelmendi, Krenar Ismajli dhe Amar Daku.

Kosova ishte e suksesshme edhe në garat ekipore. Fitoi medalje të bronzta në të dyja konkurrencat për kadetë, ndërsa të bronztë në kategorinë e juniorëve fitoi ekipi i djemve.

“Një sukses i jashtëzakonshëm që dëshmon talentin, punën dhe potencialin e sportistëve tanë. Urime sportistëve, trajnerëve dhe gjithë ekipit. Vazhdojmë krenarë, me zemër e shpirt për Kosovën”, shkruan Federata e Karatesë e Kosovës të dielën.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull