Sot, më 7 dhe nesër më 8 nëntor sistemi bankar në Maqedoni do të ketë ndërprerje dhe kufizime në disa shërbime bankare.
Sipas Shoqatës së Bankave të Maqedonisë, kufizimet lidhen me përshtatjet teknike për zbatimin e standardeve të reja në sistemin e pagesave, që hyjnë në fuqi më 9 nëntor.
Në Bankën Ekonomike kartelat, pagesat në POS-terminale dhe shërbimet e bankomateve do të funksionojnë normalisht.
Në NLB Bank deponimi i parave në bankomate nuk do të jetë i mundur, ndërsa tërheqjet dhe pagesat me kartela do të vazhdojnë normalisht.
Nga e hëna, 9 nëntor, fillon zbatimi i urdhërpagesave dhe kodeve të reja të pagesave, si dhe përdorimi i llogarive në formatin IBAN.
Numrat ekzistues të llogarive nuk ndryshojnë.
Shoqata e Bankave u bën thirrje qytetarëve që të përcjellin njoftimet e bankave të tyre.

