Bekim Sali: Dibra po ndryshon nën udhëheqjen e Fisnik Melës, puna për zhvillimin e saj vazhdon

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka vlerësuar punën e kryetarit të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, gjatë vitit të parë të mandatit të tij, duke theksuar projektet e realizuara dhe investimet në zhvillimin e komunës.

Sali ka theksuar se ky proces mbështetet nga VLEN-i dhe Qeveria, përmes investimeve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për qytetarët.

“Në Dibër, kryetari i Komunës, Fisnik Mela, para qytetarëve prezantoi punën dhe rezultatet e vitit të parë të mandatit të tij.

Dibra ka ndryshuar dhe ky ndryshim po bëhet gjithnjë e më i dukshëm nën udhëheqjen e Fisnik Melës. Gjatë këtij prezantimi u pasqyruan projektet infrastrukturore të realizuara, punët që janë në proces, si dhe plani zhvillimor për të ardhmen.

Ky transformim mbështetet edhe në angazhimin e VLEN-it dhe në përkrahjen konkrete të Qeverisë, përmes investimeve dhe projekteve që synojnë zhvillimin e Dibrës, përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.

Kur ka vizion, përkushtim dhe bashkëpunim mes pushtetit lokal dhe atij qendror, rezultatet bëhen të prekshme.

Puna për një Dibër më të zhvilluar vazhdon!”, ka shkruar Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull