Kryeministri Hristijan Mickoski pret që VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj të fitojnë zgjedhjet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë, përcjell TV21. Mickoski vlerëson se Stojanço Radiçevski nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të dominojë kundrejt kandidatit të AKI-së, Arkin Jahiji.
“VMRO-DPMNE hyn në çdo fushatë me qëllim fitoren, dhe kjo fushatë në Bërvenicë, në raundin e dytë, nuk bën përjashtim. Në raundin e parë morëm më shumë vota, gati tre mijë. Tani presim ta rrisim këtë numër. Qëllimi ynë është të kalojmë katër mijë vota dhe besojmë se me këtë rezultat do të fitojmë në Bërvenicë. VMRO-DPMNE, së bashku me koalicionin, gjithmonë hyn në zgjedhje për të fituar. Ne, ndryshe nga partitë politike që u bashkuan rreth kandidatit kundërshtar, iu drejtuam drejtpërdrejt banorëve të Bërvenicës. Ata krijuan ndarje etnike, pa marrë parasysh se më datë 2 do të largohen, ndërsa njerëzit që do të mbeten aty do të vazhdojnë të jetojnë së bashku”, tha Mickoski.
Mickoski: Vlerësojmë se do të fitojmë në Bërvenicë me mbi 4000 vota!

Ndani këtë artikull
