PAPËRGJEGJËSIA E KRYEPOLICIT: Sveçla nuk jep dorëheqje, thotë se largimi i tij “s’do ti kontribuonte mbrojtjes së gruas”

1 Min. Leximi

Njëjtë sikurse Donika Gërvalla, ministrja e Drejtësisë, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka refuzuar të japë dorëheqje për dështimin e sistemit shtetëror në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Ai, në një konferencë për media tha se “dorëheqja e tij nuk do të kontribuonte në fuqizimin e gruas.

“Unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas në mbrojtjen e të drejtave të saj, meqenëse ne jemi të angazhuar qind për qind në përmbushjen e detyrave tona në këtë pikë. Të ju them të drejtën unë personalisht jam me bashkë me protestuesit. Kuptoj edhe indinjatën e mllefin e tyre. Po punojmë si institucione që të plotësojmë të gjitha ato kërkesa që kërkohen sipas Ligjit”, tha Sveçla.

Arlinda Zeka u vra të shtunën e 25 tetorit nga vëllai i burrit të saj. Akti ndodhi pasi ajo kishte informuar të gjitha hallkat e drejtësisë për rrezikun që i kanosej e edhe për kërcënimet për vrasje.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull