Izet Mexhiti: Në Serbi fitoi ndryshimi, bashkimi i shqiptarëve siguroi të paktën dy mandate

1 Min. Leximi

Izet Mexhiti ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi dëshmojnë rëndësinë e ndryshimit politik dhe vullnetit të qytetarëve. Ai ka kritikuar modelin e qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit dhe ka theksuar nevojën për një bashkëpunim rajonal të bazuar në barazi dhe partneritet mes shteteve.

Duke komentuar përfaqësimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Mexhiti ka theksuar se bashkëpunimi i forcave politike shqiptare mundësoi sigurimin e të paktën dy mandateve në parlamentin e ri.

“Bashkimi i forcave, bashkëpunimi dhe veprimi i përbashkët” janë, sipas tij, rruga përpara për shqiptarët.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull