Haraçina shënon Tetorin Rozë

1 Min. Leximi

Komuna e Haraçinës shënoi Tetorin Rozë me një ligjëratë vetëdijësuese nga onkologu Dr. Ilir Ismaili, kushtuar parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Në aktivitetin e organizuar në Sallën e Këshillit të Komunës morën pjesë edhe deputetja Merita Koxhaxhiku dhe zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.

Kryetari i Komunës, Daut Beqiri, falënderoi ligjëruesin dhe të pranishmit, duke theksuar përkushtimin për të mbështetur iniciativa që promovojnë shëndetin dhe ndërgjegjësimin.

Kujdesi për shëndetin shpëton jetë!

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull