Me iniciativë të këshilltarëve të VLEN-it, flamuri shqiptar valëvitet për herë të parë në Shuto Orizare

1 Min. Leximi

Flamuri kombëtar shqiptar është vendosur për herë të parë në komunën e Shuto Orizares, me iniciativë të këshilltarëve komunal të VLEN-it, në bashkëpunim me kryetarin e komunës.

Këshilltari i VLEN-it, Enis Zekiri e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë si një moment krenarie për shqiptarët që jetojnë në këtë komunë.

“Flamuri ynë, identiteti ynë, krenaria jonë!”, ka shkruar Zekiri, duke e shoqëruar postimin me flamurin kombëtar shqiptar.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull