Nesër, më 23.10.2026 (e premte), me fillim në orën 08:00, në organizim të Klubit të Atletikës, do të mbahet një garë atletike me rastin e Ditës së Luftës Maqedonase, e titulluar „Gara e atletikës 23 Tetori“.
Gara do të zhvillohet në itinerarin nga parku “Gruaja luftëtare”, në rrugën “11 Tetori”, drejt nëpër sheshin “Мaqedonia“, drejt përmes Urës së Gurit, majtas në rrugën “Ilo Vojvoda“, majtas përgjatë trotuarit të urës „Goce Dellçev“, majtas përgjatë bregut të lumit Vardar deri në pikën e shënuar dhe kthim nëpër të njëjtën rrugë deri në vijën e finishit, para monumentit të Themeluesve të VMRO-së, në parkun “Gruaja luftëtare” në Shkup.
“Për këto arsye, Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor do të ndërmarrë masa për vendosjen e një regjimi të posaçëm të komunikacionit, me ç’rast komunikacioni do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth”.
“MPB-ja apelon te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë në rrugët ku do të zhvillohet aktiviteti”, thonë nga MPB.

