“Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe është një arritje e madhe, po thyhet një barrierë”, ka deklaruar Mevlan Ademi, njëri nga iniciatorët e protestave studentore për mundësimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Deklarata e Ademit vjen pas njoftimit të ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, se është prezantuar zgjidhja ligjore që do të mundësojë mbajtjen e provimit edhe në gjuhën shqipe.
Shasivari deklaroi se po numëron ditët deri në heqjen e barrierës gjuhësore 35-vjeçare. Ndërkaq, për studentët shqiptarë të drejtësisë, kjo çështje ishte prej vitesh objekt kërkesash dhe protestash.

