Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 25 shoferë për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, 12 persona kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e patentës së shoferit, përkatësisht V.R. (24), A.N. (31), M.S. (32), B.D. (48), I.M. (22), M.A. (20) dhe dy të mitur të moshës 16 dhe 17 -vjeçare, të gjithë nga Shkupi; A.Xh. (32) nga fshati Novo Sellë, J.B. (25) nga fshati Orllancë, M.I. (44) nga fshati Bojanë dhe një i mitur nga Koçani. Nën ndikimin e alkoolit kanë drejtuar automjete pasagjerësh: K.V. (51) dhe Gj.S. (35), të dy nga Shkupi; R.K. (30) nga Radovishi; V.M. (24) dhe D.P. (21) nga Shtipi; K.K. (41), D.V. (47) dhe V.K. (43) nga Prilepi; B.R. (63) nga Negotina; B.T. (27) nga fshati Negorc, rajoni i Gjevgjelisë; si dhe M.B. (42) nga Gjevgjelia, ndërkaq, V.S. (53) nga Dellçeva dhe P.D. (24) nga Manastiri kanë drejtuar automjet gjatë kohës të ndalimit të shqiptuar për drejtimin e automjetit motorik.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale. U bëjmë apel te gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjete pa dhënë provimin e vozitjes, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë për një trafik më të sigurt.
Privohen nga liria 25 shoferë për „drejtim të pakujdesshëm të automjetit“, 12 vozitnin pa e dhënë provimin e shoferit, 11 nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy vozitnin me ndalim aktiv

Ndani këtë artikull
