Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, së bashku me kandidatin e VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, është takuar edhe në orët e vona të natës me të rinjtë e Çellopekut.
Në një atmosferë miqësore, takimi u shoqërua me kafe dhe bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me rininë, ndërsa Beqiri shprehu mbështetjen e tij për Jakup Huseinin në garën për Komunën e Bërvenicës.
Prania e Daut Beqirit në këtë takim vë në pah bashkëpunimin dhe komunikimin me të rinjtë, të cilët përbëjnë një pjesë të rëndësishme të së ardhmes së çdo komune.

