Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka takuar Forumin e Gruas së VLEN-it në Bërvenicë, me të cilin ka diskutuar për rolin e grave në jetën publike dhe kontributin e tyre në zhvillimin e komunës.
Në takim ishin të pranishme edhe zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, deputetet Merita Koxhaxhiku, Imerlije Saliu dhe Saranda Imeri Stafai, si dhe zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.
“Gratë janë forcë, zë dhe kontribut i pazëvendësueshëm në zhvillimin e Bërvenicës. Angazhimi i tyre në jetën publike dhe në vendimmarrje është i rëndësishëm për të ndërtuar një komunë me më shumë mundësi për të gjithë”, ka deklaruar Huseini.
Gjatë takimit u diskutuan idetë dhe angazhimi i grave në zgjidhjen e çështjeve që prekin qytetarët, si dhe rëndësia e pjesëmarrjes së tyre aktive në proceset e zhvillimit të komunës.

