Epërsia e Jakup Huseinit para kandidatit të AKI-së Arkin Jahiu vazhdon të rritet dita ditës. Sipas një sondazhi të publikuar nga LSDM-ja, Huseini gëzon mbështetjen e 25,2% të votuesve, përballë rreth 10,3% që mbështesin Arkin Jahiun.
Dallimi pritet të rritet edhe më tej, sidomos pas deklaratave skandaloze të Ali Ahmetit, i cili u tha banorëve të Bërvenicës se kanë qenë ortodoksë dhe kërkoi nga ata “ta kthejnë borxhin”.
Mësohet se Arkin Jahiu ka kërkuar që mos ta vizitojnë më krerët e AKI-së, pasi vizitat dhe deklaratat e tyre po reflektojnë keq në terren.
Ai gjithashtu nuk dëshiron të fotografohet me humbësit në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, Bujar Osmani, Bajram Rexhepi, Emir Sulejmani dhe të tjerë, të cilët për çdo natë paraqiten në Bërvenicë, edhe pse humbën në lagjet e veta.

