Huseini me Kasamin dhe Mexhitin në Çellopek: Po i numërojmë ditët deri te fitorja

1 Min. Leximi

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka pritur në shtabin e tij në Çellopek dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin.
Huseini bëri të ditur se pas vizitës kanë zhvilluar bashkëbisedim me banorët, të cilët, sipas tij, po i japin mbështetje në këtë rrugëtim.
“Sonte na nderuan me prezencën e tyre në shtabin tonë në Çellopek dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti. Më pas, vazhduam mbrëmjen me kafe e bashkëbisedim me banorët, të cilët po na japin mbështetje të fuqishme në këtë rrugëtim.
Edhe 1 javë deri te 18 tetori! Me këtë përkrahje dhe këtë energji, po i numërojmë ditët deri te fitorja.
Bashkë për Bërvenicën, me numrin 4! Edhe 7 ditë deri te NDRYSHIMI!”, ka shkruar Huseini.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull