Ferid Veseli po ndërton përvojën profesionale në stafin e Maqedonisë U21

1 Min. Leximi

Ferid Veseli vazhdon të jetë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses U21 të Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga seleksionuesi Aleksandar Tanevski.
Pas angazhimit në tri ndeshjet e fundit, trajneri kondicional do të vazhdojë të kontribuojë në punën e kësaj përfaqësueseje, duke fituar njëkohësisht përvojë të rëndësishme në nivel ndërkombëtar.
Për Veselin, ky është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e tij profesional, një mundësi për të avancuar njohuritë dhe përvojën në futboll, si dhe për të ndërtuar një të ardhme edhe më të suksesshme në karrierën e tij si trajner.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull