Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në manifestimin qendror të organizuar nga Qeveria, me rastin e 85-vjetorit të Kryengritjes Popullore.
Sali theksoi rëndësinë e kujtimit të kësaj ngjarjeje historike, duke nënvizuar se guximi dhe përgjegjësia mbeten të rëndësishme për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat e ardhshëm.
“Me rastin e 85-vjetorit të Kryengritjes Popullore, mora pjesë në manifestimin qendror të organizuar nga Qeveria, në nderim të kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike.
Kujtimi i kësaj dite na rikujton rëndësinë e guximit dhe përgjegjësisë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë”, ka shkruar Sali.
Bekim Sali merr pjesë në manifestimin për 85-vjetorin e Kryengritjes Popullore

Ndani këtë artikull
