Agon Ferati takon në Tiranë ministrin Ferit Hoxha- në fokus Korridori 8 dhe integrimi evropian

1 Min. Leximi

Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka zhvilluar sot në Tiranë takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Në takim, vëmendje e veçantë iu kushtua kohezionit social dhe mundësive për realizimin e projekteve të përbashkëta përmes bashkëpunimit institucional dhe përfshirjes së shoqërisë civile.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar gjithashtu thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, përmirësimin e ndërlidhjes infrastrukturore, rëndësinë strategjike të Korridorit VIII, si dhe procesin e integrimit evropian.

“Riafirmuam vullnetin e përbashkët për ta ngritur partneritetin ndërmjet dy vendeve në një nivel të ri, duke synuar krijimin e mundësive konkrete për zhvillim, mirëqenie dhe prosperitet të përbashkët”, ka theksuar ministri Ferati.

Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe koordinimi në fushat me interes të përbashkët mbeten elemente të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull