Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vizituar shkollën “7 Marsi”, ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e pishinës së re. Sipas tij, punimet po ecin sipas planit, ndërsa hapja e pishinës pritet të bëhet së shpejti.
“Sot isha te shkolla “7 Marsi”, për të parë nga afër punimet e pishinës së re. Po ecim me ritmin e planifikuar dhe shumë shpejt do të jemi bashkë në hapjen e saj!
Këtë projekt e premtuam në fushatë. E vendosëm në program dhe sot po e bëjmë realitet. Rreth 1 milion euro investim për fëmijët tanë, që të mësojnë notin, të zhvillojnë talentin dhe të rriten me sport.
Besimin që na e dhatë po e kthejmë në punë, në investime dhe në premtime të realizuara. Ky është edhe një prej tyre. Vazhdojmë, sepse Çairi meriton edhe më shumë!”, ka shkruar Mexhiti.
Mexhiti: Premtimet po i realizojmë të gjitha. Një nga një!

Ndani këtë artikull
