Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nisur hetimet lidhur me pretendimet se dy persona janë sulmuar fizikisht nga nëpunës policorë në zonën e Shkupit, më 7 tetor 2026, gjatë një veprimi policor.
Sipas njoftimit të MPB-së, pretendimet janë publikuar në një pjesë të mediave, ndërsa personat në fjalë kanë pretenduar se, përveç sulmit fizik, u është dëmtuar edhe automobili.
Me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale po ndërmerr masa dhe veprime për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se do të shqyrtohet edhe përgjegjësia eventuale e nëpunësve policorë të përfshirë në rast.
„Pas konstatimit të gjendjes faktike, do të ndërmerren masat përkatëse në përputhje me rregulloret ligjore, ndërsa opinioni do të informohet me kohë“, thuhet në njoftimin e MPB-së.

