Jakup Huseini: Tenova sonte foli fort!

1 Min. Leximi

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka njoftuar për hapjen e shtabit të VLEN-it në Tenovë, ku tha se morën pjesë banorë, aktivistë dhe mbështetës të kësaj partie.
“Tenova sonte foli fort!
Hapja e shtabit tonë në Tenovë na bashkoi me një numër të madh banorësh, aktivistësh dhe miqsh të VLEN-it.
Kënaqësi e veçantë të ishim bashkë me bashkëkryetarin e VLEN-it, Izet Mexhiti, shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Adnan Azizi, dhe gjithë aktivin që po i jep ritëm këtij organizimi.
Nga Tenova, me energji të madhe dhe me shumë njerëz pranë nesh.
Atmosferë elektrizuese!”, ka shkruar Huseini.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull