Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me shkollën “Idnina”, me qëllim që nxënësit të vazhdojnë të kenë mbështetjen e nevojshme gjatë periudhës së zhvendosjes.
“Shkolla “Idnina” po ndërtohet nga e para, me kushte moderne dhe të përshtatura për fëmijët me nevoja të veçanta. Deri në përfundimin e objektit të ri dhe kthimin e nxënësve në shkollën e tyre, Komuna e Çairit do të sigurojë:
– Transport falas dhe të sigurt për nxënësit nga Çairi;
– Përdorim falas të pishinës komunale;
– Qasje falas në sallën sportive “Shaban Tërstena”;
– Aktivitete të përbashkëta edukative dhe sportive.
Sepse zhvendosja e përkohshme nuk duhet të nënkuptojë më pak mundësi.
Përkundrazi, gjatë kësaj periudhe duam që fëmijët të vazhdojnë të kenë hapësira, aktivitete dhe mundësi për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të qenë pjesë aktive e shoqërisë.
Barazia në mundësi duhet të vlejë për çdo fëmijë të Çairit.
Premtimet po i realizojmë”, ka shkruar Mexhiti.
Mbështetje për nxënësit e “Idninës” gjatë zhvendosjes, Çairi siguron transport dhe aktivitete falas

Ndani këtë artikull
