Jakup Huseini prezanton planin për Radiovcën: Njihuni me 4 projektet konkrete..

1 Min. Leximi

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Bërvenicës, Jakup Huseini, ka prezantuar katër prioritete konkrete për Radiovcën, me fokus te infrastruktura, hapësirat publike dhe zgjidhja e çështjeve që prekin drejtpërdrejt banorët.

Plani përfshin:

– zgjerimin e rrugës magjistrale R2233 me një metër;
– zgjidhjen e çështjes së tokës ndërtimore përgjatë lumit të Bogovinjës;
– vendosjen e ndriçimit në fushën sportive të shkollës;
– rikonstruksionin e rrugicave në Radiovcë.

Huseini thotë se këto janë ndër ndërhyrjet që synon t’i trajtojë në kuadër të programit të tij për Bërvenicën.

Në fund Huseini e përmbyll statusin me këtë mesazh: Radiovcë ti meriton më shumë, NDRYSHIMI më afër se kurrë!

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull