Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka rikthyer në vëmendje dy data që, sipas tij, lidhen me të njëjtin person, por me ngjarje të ndryshme.
Në një postim në rrjetet sociale, Shasivari shkruan:
“26 shtator 1998: prita. 2–3 shtator 2020: dëshmia.”
Ai thekson se bëhet fjalë për dy ngjarje, një person dhe 22 vite diferencë.
Sipas Shasivarit, më 26 shtator 1998, bazuar në të dhënat publike, ndaj “Komandant Soravisë” ka ndodhur një pritë me pasoja të mundshme fatale. Ndërsa 22 vite më vonë, më 2 dhe 3 shtator 2020, ai person ka dëshmuar për rreth 15 orë në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.
“Kanë kaluar 6 vite nga ajo dëshmi? Çfarë dëshmoi në Prokurorinë Speciale?”, pyet Shasivari.
Ai sqaron se nuk po parashtron akuza, por pyetje publike:
“Pyetje publike. Jo paragjykim. Jo akuzë.”
Në fund, ministri thotë se dy datat duhet të kujtohen dhe se pyetjet e ngritura prej tij meritojnë përgjigje.

