Dy tubime do të mbahen më 25 shtator, në kuadër të reagimeve të diasporës shqiptare ndaj procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Shqiptarët në Francë do të organizojnë më 25 shtator 2026 dy protesta në Paris dhe Lyon, në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-krerëve të saj që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, transmeton albinfo.ch.
Tubimet do të zhvillohen nën moton “Jo në emrin tonë” dhe organizohen nga shoqatat e studentëve shqiptarë në Paris dhe Lyon.
Protesta në Paris do të mbahet në Place Joachim-du-Bellay, ndërsa ajo në Lyon në Place Antonin Poncet. Të dyja tubimet janë paralajmëruar të nisin në orën 18:30. Organizimet janë pjesë e reagimeve të diasporës shqiptare në vende të ndryshme evropiane lidhur me zhvillimet dhe vendimet në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. (Albinfo.ch)

