BDI definitivisht do të zgjedhë kandidatin e saj për president të vendit dhe me siguri do të jetë nënkryetari dhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani, bëjnë të ditur burime për “Sloboden Peçat”.
Raportet u tensionuan pasi që kreu i shtetit Stevo Pendarovski refuzoi të nënshkruajë ligjin për lojërat e fatit dhe kazinot. Kjo si duket ka çuar në prishjen e raporteve edhe pse LSDM dhe BDI ishin dakorduar për një kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale.
Pas kthesës mes partnerëve qeveritar, LSDM-ja dhe Pendarovski do të duhet të vendosin nëse do të garojnë sërish bashkë për mandatin e dytë presidencial.
Pendarovski ka paralajmëruar se në gjysmën e dytë të shkurtit do të bëhet e ditur nëse do të kandidojë dhe jozyrtarisht, me gjasë fillimisht do të presë konventën e VMRO-DPMNE-së më 2 mars dhe më pas do ta deklarojë qëndrimin e tij.
Sipas zyrtarit të BDI-së, vetë Pendarovski ia ka mbyllur derën përkrahjes së “integruesve” për kandidaturën për president duke mos e nënshkruar dekretin për Ligjin për lojrat e fatit.