Katër të vrarë dhe mbi 20 të plagosur nga sulmet izraelite në Liban, mes viktimave edhe gra e fëmijë

1 Min. Leximi

Dy persona kanë humbur jetën në Arabsalim, ku Izraeli goditi gjithashtu një shtëpi banimi pasi kishte lëshuar një paralajmërim. Dy të tjerë janë vrarë në Nabatijeeh Favqa. Të paktën 20 persona të tjerë janë plagosur, sipas ministrisë, mes të cilëve tre fëmijë dhe pesë gra. Pamjet nga fshati Arabsalim tregojnë tri shtëpi të dëmtuara, përfshirë dy që u shkatërruan plotësisht dhe një të tretë që pësoi dëmtime të pjesshme. Një trup është nxjerrë nga rrënojat e njërës prej shtëpive të dëmtuara, ndërsa operacionet e shpëtim-kërkimit vazhdonin.

Një nga sulmet izraelite duket se kishte goditur Spitalin Gandur në Nabatijeh Favqa, megjithëse mbrojtja civile e provincës i ka thënë agjencive ndërkombëtare se objekti mjekësor ishte boshatisur, ashtu si pjesa më e madhe e qytetit, për shkak të luftës. Që kur ka hyrë në fuqi armëpushimi midis Izraelit dhe Hezbollahut më shumë se dy muaj më parë, luftimet kanë pushuar në pjesën më të madhe të Libanit, por jo në një kodër strategjike që mbizotëron mbi zona të caktuara të Nabatijehut.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull