Nuk bën pjesë as në Listën B, Edon Zhegrova zyrtarisht jashtë planeve të Juventusit

1 Min. Leximi

Edon Zhegrova është lënë jashtë listës së Juventusit në UEFA Europa League.

Ylli i Kombëtares së Kosovës nuk është ftuar për ndeshjet e garave të UEFA-s nga trajneri Luciano Spalletti, shkruan Indeksonline

Madje, Zhegrova nuk është futur as në Listën B.

Kujtojmë që Zhegrova është paralajmëruar nga klubi që të gjejë ambient të ri gjatë merkatos së verës.

Por, sipas disa raportimeve, “luani” i Kosovës vendosi të qëndronte te “Zonja e Vjetër” edhe pse ka ende kohë për t’u larguar.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull