Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar fillimin e punimeve për ndërtimin e terreneve multifunksionale sportive në oborrin e Gjimnazit të Tetovës.

 

Sipas tij, projekti synon krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe të rinjtë, duke u ofruar hapësira moderne për sport dhe rekreacion.

“Dje premtim, sot punë, shumë shpejt e realizuar”, theksoi Kasami, duke shtuar se investimet konkrete përmirësojnë kushtet dhe hapësirat sportive për gjeneratat e reja.

Terrenet e reja multifunksionale do të shërbejnë për zhvillimin e aktiviteteve sportive, përfshirë basketbollin dhe futbollin, ndërsa punimet tashmë kanë filluar.