Bekim Sali: Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Albin Kurtin

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka ndarë momente nga përmbyllja e një dite të rëndësishme, pas zhvillimeve dhe projekteve konkrete që lidhin Shkupin dhe Prishtinën.

Sali ka bërë të ditur se ditën e ka përmbyllur me një kafe së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, Ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, si dhe deputetin Bekim Qoku.

“Një ditë e mbushur me punë, projekte konkrete dhe hapa të rëndësishëm për të ardhmen”, ka shkruar Sali.

Ai ka theksuar se angazhimi për realizimin e projekteve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të vazhdojë.

“Punët vazhdojnë!”, përfundon Sali.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull