Mickoski: Qytetarët na dhanë mandat për të qeverisur për katër vite

2 Min. Leximi

​Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në intervistën e sotme në emisionin “Tema e ditës” në ditarin e TV Sitel, deklaroi se Qeveria ka mandat nga qytetarët për katër vjet, por nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, atëherë është i gatshëm të thërrasë një takim krerësh, të dakordohet data dhe ta mposhtë sërish LSDM-ën.
​”Qëndrimi im dhe qëndrimi i kësaj Qeverie është i njohur për opinionin, e ai është se ne morëm mandat nga qytetarët për 4 vjet dhe mandati përfundon në pranverën e vitit 2028. Ende kemi qeveri teknike, që do të thotë se fundi i mandatit të kësaj qeverie politike duhet të jetë diku rreth fundit të vitit 2027. Çfarë mund të na bëjë të ndryshojmë mendje? Është logjike që opozita të dojë të jetë në pushtet. Pse? Sepse mendon se është më e mirë se kjo Qeveri. Nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, atëherë ne si Qeveri gjithmonë jemi të gatshëm të ulemi në një takim liderësh, të merremi vesh për datën dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nuk do të ikim, kuptohet. Për këtë arsye unë them — mandati ynë është për 4 vjet dhe për tiek kemi marrë mbështetje nga qytetarët për të realizuar reforma. Mirëpo, nëse na hidhet doreza nga ana e opozitës, është normale, nuk do të ikim në mënyrë frikacake nga zgjedhjet — përkundrazi, ne jemi të gatshëm në çdo moment të dalim dhe t’i fitojmë ato”, këtë e tha prerazi Mickoski.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull