Zëvendësdrejtori i DAP-it, Qemal Krosi, në Turqi për forcimin e bashkëpunimit institucional

1 Min. Leximi

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Qemal Krosi, ka zhvilluar sot një takim zyrtar në Turqi, me fokus forcimin e bashkëpunimit institucional dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Delegacioni i DAP-it, i përbërë nga Krosi dhe drejtuesi i Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Marjan Mihajllovski, u takua me Sabri Demirin, Këshilltar Kryesor të Presidentit të Turqisë dhe të Dërguar Special për Ballkanin.

Sipas DAP-it, në takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Nga DAP-i theksuan se përmes këtyre kontakteve synohet ndërtimi i lidhjeve më të forta ndërkombëtare dhe avancimi i administratës tatimore drejt një sistemi më modern dhe më efikas.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull