Struga Trim Lum ka triumfuar në derbin e madh ndaj Vardarit, në ndeshjen e zhvilluar sot në Strugë, në kuadër të xhiros së tretë.
Golin e fitores për vendasit e shënoi Hristijan Maleski në minutën e 60-të. Sulmuesi pati edhe dy mundësi të tjera ideale për të dyfishuar epërsinë, por portieri i Vardarit, Taleski, reagoi në të dyja rastet.
Vardari pati mundësinë më të mirë për të barazuar në minutën e 96-të, kur fitoi një penallti. Megjithatë, David Babunski nuk arriti ta shndërrojë në gol.
Në fund, Struga Trim Lum mori tre pikët në derbin e xhiros së tretë.

