Shkëndija e Haraçinës shkruan historinë, regjistron fitoren e parë në Ligën e Parë

1 Min. Leximi

Shkëndija e Haraçinës ka regjistruar fitoren e parë historike në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, duke mposhtur Tikveshin në Kavadar me rezultat 1-0.

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të sezonit 2026/27, skuadra nga Haraçina arriti të marrë tre pikët falë golit të Marko Simonovskit.

Kjo është fitorja e parë e Shkëndijës së Haraçinës në elitën e futbollit vendor, duke i dhënë skuadrës një moment historik në sezonin e saj të parë në Ligën e Parë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull