Drejtori i Qendrës Sociale në Shkup, Hamza Ameti, ka njoftuar për rikthimin e tij në detyrë, duke e cilësuar këtë si rikthim të drejtësisë dhe duke theksuar se do të vazhdojë të qëndrojë pas parimeve të tij.
Ameti ka falënderuar Zëvendëskryeministrin e Parë, Bekim Sali, për besimin dhe mbështetjen, ndërsa ka deklaruar se nuk do t’u nënshtrohet presioneve.
“Rikthehem në detyrë me kokën lart dhe me të njëjtat parime të palëkundura.
Falënderoj Zëvendëskryeministrin e Parë z. Bekim Sali për besimin dhe mbështetjen në rikthimin e drejtësisë.
Nuk i jam nënshtruar presioneve dje, nuk do t’i nënshtrohem as sot.
Çdokush duhet ta ketë të qartë: drejtësia dhe integriteti nuk preken”, ka shkruar Hamza Ameti.

