Sipas informacioneve jozyrtare, Stojanço Radiçevski pritet të jete kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bervenicës në zgjedhjet e ardhshme lokale, shkruan 3shi.net
Radiçevski aktualisht mban pozitën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Bervenicë, ndërsa emri i tij po përmendet si zgjedhja e partisë për garën për kreun e komunës.
Nga VMRO-DPMNE ende nuk ka pasur konfirmim zyrtar për kandidaturën, ndërsa vendimi pritet të bëhet publik pas përfundimit të procedurave të brendshme partiake, shkruan 3shi.net

