“As s’e kemi kalkuluar”.
Kështu është përgjigjur Azir Aliu, teksa ka folur për shkaqet e shkarkimit nga posti i ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratë në ClickPlus në TV21.
Ai tha se propozimi nga Qeveria ka qenë i përshpejtuar dhe hakmarrje politike, pasi siç thotë, duhej të pasonte pas një vendimi brenda partisë nga ku vjen ai, Aleancës për Shqiptarët.
“Është dashur të presin vendimin brenda partisë dhe më pas të na shkarkojnë”, tha Aliu dhe shtoi se “nuk e ka menduar se niveli i politikbërjes ka ardhur në këtë nivel”.