Darsma me armë që u bë virale në Gostivar, MPB nis punën për indetifikimin e autorëve

1 Min. Leximi

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nuk është paraqitur asnjë kallëzim për përdorim të paautorizuar të armës së zjarrit gjatë ahengjeve familjare në Gostivar, por policia tashmë po ndërmerr masa pas informacioneve të marra.

“Në periudhën e kaluar nuk është paraqitur asnjë rast në SPB Gostivar për gjuajtje të paautorizuar me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare. Lidhur me ngjarjen, pas informacioneve të siguruara, po ndërmerren masat e duhura për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në videon e publikuar shihen tre persona duke mbajtur pistoleta të ngritura në ajër, ndërsa rreth tyre ndodhen disa persona që e incizojnë ngjarjen me telefona mobilë, si dhe me kamerë profesionale. Më shumë detaje priten pas përfundimit të hetimeve policore.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull