Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, ka bërë të ditur se para mbledhjes së Qeverisë ka zhvilluar një takim koordinues me ministrat e VLEN-it, me fokus në vendimet që, sipas tij, janë në interes të qytetarëve dhe të ardhmes së vendit.
“Koordinim me ministrat e VLEN para mbledhjes së Qeverisë. Të bashkuar dhe të përkushtuar për vendime në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së vendit”, ka shkruar Sali.

